Trajneri i Malishevës, Qëndrim Kida e ka vlerësuar lart ekipin e tij që mposhti thellë 4:1 skuadrën e Fushë Kosovës.
Por trajneri Kida thotë se ekipi tij ka synon të fitojë edhe ndaj Prishtinës në mesjavë.
“Jam i kënaqur me angazhimin e lojtarëve dhe gjithçka që kanë krijuar në këtë ndeshje. Kam besim te kjo skuadër edhe pse tash kemi një orar të ngjeshur ku të mërkurën do të kemi tjetër përballje të vështirë ndaj Prishtinës. Kundërshtari jonë ka kohë dy ditë më shumë të përgatitet, por ne do të tentojmë të marrim rezultat të favorshëm. Ekipi është shumë i disiplinuar, Prishtina ka një kohë të gjatë pa humbje, që nga humbja që ia shkaktuam dhe do të mundohemi të marrim sërish pikët maksimale”, ka thënë Kida