Trajneri i Malishevës, Qëndrim Kida është ndarë i kënaqur me fitoren e arritur kundër Llapit.
Ai ka thënë se fitoret në këtë fazë të garave arrihen me vështirësi.
“Kemi një ekip që prodhon shumë gjatë lojës. Jam i kënaqur me ekipin dhe lojën që kanë bërë lojtarët. Me fitore dëshmuam se humbja ndaj Ballkanit ka ardhur si rrjedhojë e një dite të keqe për ne. Ne jemi të vetëdijshëm për situatën, ecurinë dhe fazën, pasi tash me vështirësi arrihen fitoret”, ka thënë Kida.
https://www.koha.net/sport/412521/llapi-se-shfrytezon-gabimin-e-ballkanit-mposhtet-nga-malisheva/
Artikuj të ngjashëm