(E përditësuar 14:55) - Malisheva ia ka shkaktuar humbjen e parë Llapit këtë vit në Superligën e Kosovës në futboll. Malisheva mposhti Llapin me rezultatin 2:1, në ndeshjen e javës së 25-të të elitës në futboll.
Dy golat e fitores për Malishevën i shënoi Drilon Hazrollaj. Të parin në minutën e 28-të nga penalltia, kurse të dytin në minutën e 48-të.
Pesë minuta më vonë, Llapi shënoi për 2:1 nëpërmjet Ahmed Januzit. Goli u konfirmua pas rishikimit me VAR.
Llapi mbetet në vendi ne dytë me 50 pikë, një më pak se Ballkani që sot u mposht nga Fushë Kosova.
Malisheva forcohet në vendin e katërt me 44 pikë.
(E përditësuar 14:19) - Llapi ngushton në 2:1 rezultatin
Drilon Hazrollaj shënoi golin e dytë për Malishevën. Ai realizoi për 2:0 në minutën e 48-të, por pesë minuta më vonë, Llapi ngushtoi rezultatin në 2:1.
Goli i shënuar nga Ahmed Januzi u konfirmua pas rishikimit me VAR. Golin e parë për Malishevën e shënoi Hazrollaj nga penallti në minutën e 28-të.
13:56 - Malisheva në epërsi ndaj Llapit
Drilon Hazrollaj shënoi golin e vetëm në pjesën e parë në derbin Malisheva – Llapi. Ndeshja derbi i takon javës së 25-të të elitës së futbollit kosovar, ndësa po luhet në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë.
Hazrollaj i Malishvës shënoi golin nga penalltia në minutën e 28-të.
Dy minuta më vonë Llapi krijoi rast për gol. Por pas disa tentimesh, në fund nga vija fatale topin e largoi Dren Kryeziu.