Futboll

Llapi fiton me përmbysje të rezultatit

Llapi

Llapi ka shënuar fitore ndaj Malishevës si mysafir me përmbysje të rezultatit.

Ndeshja e zhvilluar të shtunën në “Liman Gegaj” përfundoi 2:1 në të mirë të skuadrës llapjane. 

Malisheva kaloi në epërsi në minutën e 55-të me golin që e realizoi Besnik Ferati. 

Axel Gnapi e shënoi golin e barazimit 1:1 në minutën e 61-të.

Ndërsa zëvendësuesi Muhamet Hyseni e realizoi golin e fitores 2:1 në minutën e 85-të. 

Për Llapin ishte fitorja e dytë rresht. Ndërsa për Malishevën ishte humbja e parë pas dy fitoreve radhazi. 

Llapi ka nëntë pikë në vendin e gjashtë. Malisheva ka një pikë më shumë dhe renditet një pozitë më lartë.


Llapi përmbys rezultatin ndaj Malishevës

Zëvendësuesi Muhamet Hyseni e ka kaluar Llapin në epërsi ndaj Malishevës. 
Sulmuesi i kthyer te klubi llapjan pas aventurës jo të suksesshme në kategorinë e dytë të Danimarkës, realizoi në minutën e 85-të nga afërsia. Hasan Hyseni ishte asistues.


Llapi barazon rezultatin

Llapi është kundërpërgjigjur shpejtë në duelin ndaj Malishevës në “Liman Gegaj”. 
Axel Gnapi e shënoi golin e barazimit 1:1 në minutën e 61-të. 
Kapiteni i Llapit pranoi topin nga Arianit Hasani, dhe me goditje të saktë nga zona vendosi barazpeshë në rezultat.


Malisheva në epërsi

Besnik Ferati e ka kaluar në epërsi Malishevën ndaj Llapit.  Ferati për 1:0 realizoi në minutën e 55-të. 

Kjo ndeshje i takon xhiros së tetë të Superligës së Kosovës.


Shumë raste në “Liman Gegaj”, por pa gola

Shumë raste për shënim pati në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë të shtunën, por gola nuk u shënuan nga skuadra e Malishevës apo e Llapit. 

Edhe ky ballafaqim i takon xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në futboll. 
Llapi kishte posedimin e topit, ndërsa Malisheva ishte më e përqendruar në kundërsulme. Dhe doli disa herë në rast për të realizuar.