Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kida përmend gabimet e Malishevës ndaj Ballkanit

Qëndrim Kida

Trajneri i Malishevës, Qëndrim Kida, ka thënë se loja ndaj Ballkanit ka qenë shumë e vështirë, por ka thënë se skuadra e tij luajti mirë në pjesën e parë dhe ka mundur të dalë në epërsi. Por, sipas tij, skuadra gaboi në vendosje dhe Ballkani e shfrytëzoi këtë.

“Fillimisht, e kemi analizuar Ballkanin por dështuam. Pjesa e parë shkoi mirë dhe kemi pasur rastet tona. Kemi mundur të kalonim në avantazh. Pjesën e dytë, Ballkani bëri presion ndërsa ne dështuam në vendosje. E kemi ditur se për ta është ndeshje e rëndësishme. Ata bën presion të madh. Është e dhimbshme se si i pranuam golat, pasi e kishim paralajmëruar mbrojtjen në pikat e tyre më të forta. Jemi munduar ta barazonim rezultatin por nuk rezultuam të suksesshëm. Unë kam besim te këta djem edhe pse jemi të ngarkuar shumë. Ne do të mundohemi të përgatitemi sa më mirë për ndeshjet e ardhshme”, ka thënë Kida për “ArtMotion” pas ndeshjes.

Artikuj të ngjashëm