Sergi Roberto ka vendosur që ta vazhdojë karrierën te Barcelona.
Lajmi është bërë i ditur të premten nga gjiganti i La Ligës.
Mesfushori ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2023, teksa ka pranuar edhe ulje të pagës për të qëndruar në “Camp Nou”.
Kontrata paraprake e Robertos skadonte në fund të këtij sezoni.
30-vjeçari ka eksperiencë të madhe dhe luan edhe në pozitën e mbrojtësit të djathtë.
Ai është paraqitur 11-të herë për Spanjën, ndërsa gjithë karrierën e ka kaluar te Barcelona.
Edhe
Barça i ofron kontratë të re Robertos
Ka luajtur në 316 ndeshje me ekipin e parë të “blaugranas” dhe ka shënuar 12-të gola. Ka kontribuuar edhe me 37 asistime.
Në sezonin e kaluar luajti në vetëm 12 ndeshje në të gjitha garat për shkak të lëndimit, por pati statistika prej dy golave të shënuar e dy asistimeve.