Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sergi mbetet te Barcelona

Sergi Roberto nuk do të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni. “Mundo Deportivo” ka raportuar të premten se Roberto ka arritur marrëveshje për kontratën e re me Barcelonën dhe zyrtarizimi do të bëhet javën tjetër.

Me kontratën e re, 31-vjeçari do të jetë pjesë e Barcelonës deri në vitin 2024, si dhe do ta ketë opsionin e rinovimit edhe për një vit tjetër. Kontrata aktuale i skadonte Robertos në verë, por trajneri Xavi Hernandez ka kërkuar ta mbajë në skuadër mbrojtësin.

Roberto është produkt i akademisë së Barcelonës dhe është pjesë e ekipit të parë prej vitit 2013. Në 21 ndeshje të luajtura këtë sezon, Roberto ka shënuar 3 gola dhe ka bërë po aq asistime.