Sergio Roberto është pranë vazhdimit të kontratës me Barcelonën, shkruan “Goal.com”.
Marrëveshja është arritur, ndërsa pritet zyrtarizimi i vazhdimit të kontratës deri në qershor të vitit 2024. Kontrata aktuale e 31-vjeçarit me Barcelonën është deri në qershor të këtij viti.
Ishte trajneri Xavi që ia kërkoi drejtuesve të skuadrës vazhdimin e kontratës edhe për një vit. Mbrojtësi me Barcelonën në sezonin aktual ka luajtur 18 ndeshje. Ka shënuar dy gola dhe ka kontribuuar me dy asistime.