Sergi Roberto nuk po dëshiron të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni kur edhe i skadon kontrata aktuale. Roberto po pret që klubi spanjoll t’ia ofrojë rinovimin e kontratës, pasi trajneri Xavi Hernandez i ka thënë se bën pjesë në planet e tij.
30-vjeçari këtë edicion ka dy gola e po aq asistime në 12 paraqitje për Barçën në të gjitha garat.
“Unë dua me të vërtetë ta rinovoj kontratën me Barcelonën dhe ky është prioriteti im. Ende nuk i kemi nisur negociatat, por Xavi tashmë më ka thënë se dëshiron të më ketë në ekip edhe përtej këtij sezoni”, është shprehur Roberto.
Ai është produkt i Akademisë së Barcelonës, ndërsa pjesë e ekipit të parë është prej vitit 2013.