Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roberto do të largohet nga Barcelona

Sergi Roberto do të largohet në fund të sezonit nga Barcelona. Mbrojtësit të krahut nuk i është ofruar ende rinovimi i kontratës, që i skadon në qershor të këtij viti.

Sipas “Marcas”, drejtuesit e klubit nuk kanë planifikuar të nisin bisedimet me lojtarin pasi ai nuk bën pjesë në planet e trajnerit Xavi Hernandez.

Mbrojtësi i krahut të djathtë do të jetë futbollist i lirë në fund të sezonit.

Për Roberton interesim kanë shprehur skuadra të tjera nga La Liga.

Këtë edicion Roberto ka bërë 12 paraqitje në të gjitha garat duke shënuar dy gola.