Sergi Roberto pritet të nënshkruajë kontratë të re me skuadrën e Barcelonës.
Spanjolli është në planet e Barcelonës edhe për edicionin e ardhshëm në La Liga, shkruan të dielën “Marca”.
Për Roberton së fundmi kanë shprehur interesim skuadrat nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Arabisë Saudite.
32-vjeçari është pjesë e Barcelonës nga viti 2006-të. Ai në të gjitha garat këtë edicion ka shënuar tri gola dhe ka bërë dy asistime. Kontrata me gjigantin spanjoll i përfundon në verën e këtij viti.
Në 11 paraqitje për Përfaqësuesen e Spanjëska shënuar tri gola.