Edhe një futbollist tjetër i Barcelonës do ta vazhdojë karrierën në kampionatin MLS të SHBA-së. Bëhet fjalë për mbrojtësin Sergi Roberto, i cili thuhet se ka marrë vendim për të ardhmen e tij. “Mundo Deportivo” shkruan të hënën se Roberto do t’i bashkohet skuadrës së Interit Miamit me të përfunduar sezoni aktual.
Ai ka njoftuar Barcelonën se nuk do ta rinovojë kontratën që i skadon në verë pasi tashmë ka marrëveshje me Inter Miamin për t’iu bashkuar si lojtar i lirë.
Sergi prej vitit 2013 është pjesë e ekipit të parë të Barcelonës dhe këtë sezon i është besuar shiriti i kapitenit.
Ai ka 1 gol të shënuar në 6 ndeshje, ndërsa te Inter Miami do të ribashkohet me Sergio Busquestin e Jordi Alban.