Mbrojtësi Sergi Roberto do të jetë pjesë e skuadrës së Barcelonës edhe pas përfundimit të edicionit aktual, ka njoftuar “Mundo Deportivo” të martën.
Mësohet se 31-vjeçari është në negociata me Barcelonën për të rinovuar kontratën që i skadon verën tjetër. Roberto është pjesë e ekipit të parë të Barçës prej vitit 2013, ndërsa këtë edicion e bart shiritin e kapitenit. Thuhet se ai ka shprehur gatishmëri për ta pranuar ofertën e Barcelonës, ekip që ia ka ofruar rinovimin e kontratës për dy vjet.
Marrëveshja mes palëve pritet të arrihet brenda këtij muaji, përpara se të zyrtarizohet në fillim të vitit të ardhshëm. Këtë edicion, Roberto ka 6 paraqitje dhe një gol të shënuar në të gjitha garat.