Sergi Roberto mund të mbetet edhe më gjatë pjesë e Barcelonës. Te klubi spanjoll janë duke punuar për t’ia vazhduar kontratën futbollistit 30-vjeçar, ka raportuar “Diario Sport”. Kontrata aktuale e futbollistit spanjoll skadon në qershor, por trajneri i Barcelonës, Xavi ka shprehur dëshirën për ta mbajtur edhe më gjatë pjesë të ekipit të tij.
Së fundi ka pasur një takim mes krerëve të klubit dhe menaxherit të futbollistit dhe pritet shpejt të arrihet marrëveshja për vazhdimin e kontratës.
Sergi Roberto është zhvilluar te Barcelona.
Artikuj të ngjashëm