Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sergi rinovon kontratën me Barçën

Sergi Roberto - Barcelona

Sergi Roberto nuk do të largohet nga Barcelona këtë verë, por do të jetë pjesë e klubit edhe për sezonin 2022/23. “Mundo Deportivo” ka shkruar të martën se Sergi ka arritur marrëveshje me Barçën për rinovimin e kontratës që i skadon në fund të këtij muaji.

Ai është pajtuar ta vazhdojë bashkëpunimin deri në verën e vitit të ardhshëm, që do të zyrtarizohet së shpejti. 30-vjeçari nuk ka pasur shumë paraqitje sezonin e fundit për shkak të lëndimit, por është pjesë e ekipit të parë të Barcelonës prej vitit 2013.

Në 12 ndeshje që u paraqit edicionin e fundit, Sergi pati dy gola e një asistim.

Artikuj të ngjashëm