Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Selahi shokon Hajdukun e Splitit

Lindon Selahi ka shënuar supergol për ta vendosur derbin e 100-të të Adriatikut mes Hajdukut dhe Rijekës.

Të dielën në stadiumin “Polud” në Split, në praninë e 30 mijë shikuesve, Rijeka fitoi me rezultatin 2:1. Selahi, që ditë më parë e vazhdoi kontratën me Rijekën, shënoi me goditje të bukur për rezultatin 2:1, në minutën e 75-të.

Rokas Pukstas kaloi në epërsi Hajdukun në minutën e 15-të.

Për 1:1 shënoi Jorge Obregon në minutën e 55-të.

Derbi i ka takuar xhiros së 20-të të kampionatit kroat.

Me fitore, Rijeka doli në pozitën e parë me 41 pikë, sa i ka edhe Hajduku në pozitën e dytë. Dinamo është e treta me 37 pikë, por ka një ndeshje më pak të luajtur.

Edhe Hajduku i shpëton disfatës në derbi me gol të minutave shtesë Futboll 10 muaj më parë Hajduku i shpëton disfatës në derbi me gol të minutave shtesë

Emir Sahiti luajti 58 minuta për Hajdukun.

Mesfushori Selahi u shpall lojtar i ndeshjes. Ai festoi me shqiponjë.