Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Selahi asiton në fitoren e thellë të Rijekës

Lindon Selahi

Rijeka ka shënuar fitore të thellë 4:0 ndaj Dinamo Zagrebit.

Ndeshja u zhvillua të shtunën dhe i takoi javës së 23-të të elitës së futbollit turk.

Në fitoren e Rijekës, mesfushori Lindon Selahi ka kontribuar me asistim.

Selahi asistoi te goli i katërt në minutën e 51-të.

Ai luajti deri në minutën e 85-të.

Edhe Dinamo i afrohet titullit, Hoxha regjistron tjetër asistim Futboll Dinamo i afrohet titullit, Hoxha regjistron tjetër asistim

Te Dinamo Zagrebi sulmuesi i krahut, Arbër Hoxha, u paraqit deri në minutën e 46-të kurse Arijan Ademi luajti deri në minutën e 74-t.

Dinamo nga minuta e 37-të ishte me një futbollist më pak në fushë pasi sulmuesi

Wilfried Kanga u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

25-vjeçari Selahi këtë edicion në të gjitha krahas një asistimi e ka edhe një gol të shënuar.

Rijeka është lider me 45 pikë.

Edhe Hoxha fiton penalltinë që ia siguroi një pikë Dinamos Futboll Hoxha fiton penalltinë që ia siguroi një pikë Dinamos

Një pikë më pak e ka Hajduku i Splitit që është një pozitë më poshtë.

Dinamo zë vendin e tretë me 38 pikë.