Dinamo Zagrebi fitoi 7:0 ndaj Osijekut, të shtunën në xhiron e 28-të të elitës kroate.
Sulmuesi i krahut, Arbër Hoxha, sërish ishte vetëm zëvendësues te gjiganti kroat. Reprezentuesi i Shqipërisë hyri në lojë në minutën e 65-të, ndërsa asistoi në minutën e 69-të për 6:0.
Jon Mersinaj luajti në mbrojtje tek Osijeku, por pa sukses.
Dinamo po marshon drejt titullit i ka 66 pikë në vendin e parë.