Arbër Hoxha u inkuadrua si zëvendësues në minutën e 23-të, dhe ishte sërish vendimtar për Dinamon e Zagrebit.
Dinamo barazoi në derbin e zjarrtë me Rijekën 2:2.
Ndeshja e zhvilluar të shtunën dhe i takoi xhiros së 30-të të elitës kroate të futbollit.
Hoxha ishte shumë aktiv në krahun e majtë të sulmit.
Ai madje e fitoi penalltinë në golin e fundit të ndeshjes, që ia siguroi Dinamos një pikë.
Sulmuesi i Shqipërisë u pengua në zonë nga Ante Oreç në minutën e 82-të.
Intervenoi VAR-i që pa kapje në zonë nga Oreç në Hoxhën, dhe e përjashtoi mbrojtësin e Rijekës nga loja, pas kartonit të dytë të verdhë.
Edhe
Hoxha i lumtur për golin, por jo me rezultatin
Pas katër minutash vonesë nga momenti i kapjes në zonë, Dinamo Zagrebi i barazoi shifrat në 2:2 dhe rezultati nuk ndryshoi më.
Dinamo Zagrebi i ka 70 pikë, 10 më shumë se Hajduku i vendit të dytë.
Rijeka mbetet në vendin e katërt me 42 pikë.