Bleon Sekiraqa është transferimi i parë i skuadrës së Trepçës ’89, që sivjet u kthye në elitën e futbollit kosovar.
Ish-kampionia e Superligës së Kosovës, të enjten gjatë ditës e zyrtarizoi transferimin e Sekiraqës, që edicionin e kaluar ishte pjesë e Drenicës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Bleon Sekiraqa është emri më i ri që i bashkohet klubit të minatorëve. Mesfushori me tipare ofensive i është bashkuar skuadrës dhe ka filluar përgatitjet për sezonin 2022/23”, thuhet në njoftimin e Trepçës ’89 në “Facebook”.
21-vjeçari, sezonin e kaluar luajti shtatë ndeshje dhe shënoi një gol.