Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Trepça ’89, lidere e re në Ligën e Parë

Trepça '89

Trepça ’89 është lidere e re e klasifikimit në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.

“Xehetarët” fituan të hënën 1:0 në udhëtim ndaj Tefik Çangës, në kuadër të xhiros së 21-të. Dhe tani udhëheqin në tabelë me 45 pikë, një më shumë se Vushtrria.

Golin e fitores për skuadrën që drejtohet nga Gani Sejdiu, e shënoi Albin Kapra.

44 pikë në vendin e tretë i ka Dinamo, kurse Feronikeli 74 është i katërti me 43 pikë.