Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sejdiu shënon në debutim te Breda

Patriot Sejdiu të enjten u prezantua nga skuadra e NAC Bredas në kategorinë e dytë të futbollit të Holandës.

Një ditë më pas, realizoi për golin e barazimit të skuadrës së tij të re. Sejdiu u inkuadrua në lojë në minutën e 15-të në vend të Boy Kemperit të lënduar.

Skuadra e tij ishte duke humbur me rezultatin 2:0 nga Dordrechti deri në minutën e 75-të kur shënoi Dominik Janosek. Dhe Sejdiu më pas në minutën e pestë të kohës shtesë, shënoi për barazimin e rezultatit 2:2, në ndeshjen e parë të kampionatit. Sejdiu është i huazuar nga Malmo suedez deri në fund të edicionit.

Artikuj të ngjashëm