Patriot Sejdiu hyri si zëvendësues dhe e shënoi golin e barazimit në ndeshjen e parë, në barazimin 2:2 të NAC Bredas në udhëtim te Dordrechti.
Në ndeshjen e dytë që u zhvillua të premten në mbrëmje, Sejdiu ishte titullar dhe kontribuoi në fitoren e parë të sezonit. Breda fitoi në shtëpi ndaj Jong AZ me rezultatin 2:1.
Sejdiu në imnutën e 41-të fitoi penallti, të cilën në gol e shndërroi mesfushori Dominik Janoshek.
Janoshek shënoi edhe një tjetër gol dy minuta më pas, me asistim të Sejdiut. Sejdiu luajti deri në minutën e 69-të.
Në dy ndeshje, Sejdiu në kategorinë e dytë të futbollit holandez, ka një gol të shënuar e dy asistime. Breda ka katër pikë.