Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sejdiu me asistim vendimtar në fitoren e NAC Bredas

NAC Breda ka shënuar fitore në udhëtim te Jong Ajaxi të premten mbrëma në kuadër të xhiros së 29-të të kategorisë së dytë të futbollit holandez.

Golin e fitores, mysafirët e shënuan në minutën e 58-të.

Asistues në golin e pikëve të plota ishte Patriot Sejdiu.

23-vjeçari, që është i huazuar nga Malmo deri në fund të edicionit, ka katër gola të shënuar e dy asistime në 16-të paraqitje.

Sejdiu luajti deri në minutën e 94-t.

NAC Breda ka 46 pikë në vendin e shtatë. Është në grupin që lufton për ngjitje në Eredivisie nëpërmjet plejofit.