Patriot Sejdiu shënoi një gol dhe dhuroi një asistim me fanellën e Malmos në këtë edicion.
Por ai është huazuar te skuadra e NAC Bredas, në kategorinë e dytë të futbollit holandez.
“Patrioti ka pasur minutazhë të madhe në edicionin e kaluar, por jo edhe në këtë sezon. Jemi pajtuar që huazimi është gjëja më e mirë për të, për momentin. Besojmë se ai do të marrë eksperiencë në Holandë dhe shpresojmë të bëj hapa para në karrierë”, ka thënë drejtori sportiv i Malmos të enjten. Sejdiu, që luan në pozitën e krahut të djathtë, mund të debutojë me ekipin e ri të premten. Breda luan në udhëtim te Dordrechti në orën 20:00. Sejdiu pjesë e Malmos ka qenë prej moshës 15-vjeçare, ndërsa në Holandë do të jetë i huazuar deri në verën e vitit të ardhshëm. 23-vjeçari në 29 ndeshje në elitën e futbollit suedez ka shënuar pesë gola dhe një asistim. Me Malmon ka kontratë deri në korrik të vitit 2027.