Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sejdiu do të huazohet në Holandë

Patriot Sejdiu do të huazohet nga skuadra e Malmos suedeze në kategorinë e dytë të futbollit holandez.

Sejdiu që luan në pozitën e sulmuesit të krahut të djathtë, pritet të huazohet te skuadra e NAC Bredas.

NAC Breda në këtë edicion do të bëj gara një rang më poshtë në futbollin e Holandës, por shihet si mundësi e mirë për 23-vjeçarin Sejdiu, që nuk është titullar te skuadra e Malmos.

Kështu ka shkruar të mërkurën mediumi “TuttoSvenskan”.

Ai do të huazohet për një sezon sipas këtij mediumi.

Në dhjetë ndeshje të këtij edicioni në “Allsvenskan”, Sejdiu ka një gol të shënuar dhe një asistim.

Artikuj të ngjashëm