Klubi elitar i Holandës, Heerenveen ka shprehur interesim për sulmuesin kosovar, Patriot Sejdiu. Por, 22-vjeçari ka thënë se do të mbetet pjesë e Malomos.
“Asnjë ide nga ana ime. Do ta lë menaxherim tim ta trajtoj punën e transferimeve. Mundohem të fokusohem sa më shumë vetëm te Malmo. Kështu që unë mund të bëj gjënë time këtu. Plani është të qëndroj. Mendoj gjithsesi, aq sa di”, ka thënë Sejdiu.
Ai me Malmon ka kontratë deri në vitin 2027.