Patriot Sejdiu mund të largohet nga skuadra e Malmos në formë huazimi, derisa vetë futbollisti i krahut ka folur për të ardhmen e tij dhe dëshiron të mbetet te gjiganti suedez.
“Do të doja të qëndroja nëse ka mundësi për të luajtur më shumë”, ka thënë ai për mediumin suedez “Sydsvenskan”.
Dimrin e kaluar, Patriot Sejdiu nënshkroi kontratë trevjeçare dhe në pranverë 22-vjeçari ka luajtur në katër ndeshje në elitën e futbollit suedez për Malmon.
“Minutat në lojë janë të rëndësishme për mua, por ka shumë konkurrencë. Jam i gatshëm të konkurroj për një vend dhe t’i tregoj trajnerit se dua të luaj. Nëse nuk kam hapësira, duhet të shikoj për opsione të tjera”, theksoi Sejdiu.
22-vjeçari me kontratën e re do të jetë pjesë e Malmos deri në vitin 2024.