Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sejdiu asiston në fitoren e Malmos

Patriot Sejdiu ka kontribuar me asistim në golin e fitores të Malmos ndaj Brommapojkarna me rezultatin 2:1.

Sejdiu asistoi në golin e dytë të shënuar në minutën e 92-të nga Thelin Kiese, që ishte edhe shënues i golit të barazimit 1:1 në minutën e 80-të.

Golin e vetëm për nikoqirin e shënoi Alexander Jensen në minutën e 17-të.

Për Malmon ishte fitorja e dytë në po aq ndeshje të zhvilluara.