Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sedloski përgëzon Ballkanin

Trajneri i Shkupit, Goce Sedloski, e ka përgëzuar Ballkanin për arritjen historike, kalimin në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

“Uroj Ballkanin për suksesin që hynë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës. I uroj shumë suksese në të ardhmen. Ndeshjen e sotme e humbëm që nga minuta e dytë kur morëm kartonin e kuq. Gabimet ndodhin në futboll, por të luash 90 minuta në futboll është shumë e rëndë. Luajtëm një pjesë të mirë të lojës. Ballkani është skuadër e mirë. Ka kualitet të lartë. Na dënuan gabimet që i bëmë këtu dhe në Shkup. Kjo është e tëra”, tha trajneri i Shkupit, Sedloski.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo