Mbrojtësi i krahut të djathtë, Armend Thaqi ka insistuar se Ballkani nuk e ka merituar humbjen me tri gola nga Dinamo e Zagrebit.
Për Ballkanin, kjo ishte ndeshja e fundit në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.
Përfundoi i fundit në Grupin C me katër pikë, duke i dhënë fund rrugëtimit evropian.
“Pasi rezistuam pjesën e parë dhe pjesën e dytë filluam shumë mirë, pranuam golin derisa e kishim iniciativën. Por, këto janë ato ndeshjet kur një shpërqëndrim të kushton me gol. Në falëm gola të lehtë, por Dinamo është një ekip i madh. Rezultati nuk është real për shkak të asaj që treguam në fushë. Në këtë ndeshje që na është dashur fitorja, goli i pranuar na i preu këmbët”, ka thënë Thaqi.
“Po pranojmë gola të lehtë kohët e fundit dhe duhet ta përmirësojmë këtë dhe të kemi më shumë përqendrim. Me vjen shumë keq që ndodhi kjo humbje dhe të pranosh tri gola brenda pak minutave është e papranueshme për një ekip si Ballkani”.
-
Te Ballkani nuk e vajtojnë humbjen nga Astana, fokusi është te ndeshjet e tjera
-
Pas humbjes në Prishtinë, Thaqi paralajmëron fitore në Kazakistan
-
Armend Thaqi: Do të mundohemi me mish e me shpirt ta kalojmë grupin
-
Thaqi pranon se Ballkani nuk është favorit në grup
-
Ballkani harron Superkupën, fokusohet te mbrojtja e titullit dhe Kupa