Portieri Kasper Schmeichel ka gjasa që të largohet nga skuadra e Leicester Cityt në fund të këtij edicioni edhe pse ka kontratë valide, ka njoftuar ESPN.
Schmeichel ka lënë të hapur mundësinë e largimit, ndonëse është në negociata me krerët e klubit për ta vazhduar kontratën që i skadon vitin e ardhshëm.
35-vjeçari ende nuk ka dhënë ndonjë sinjal se është i gatshëm të mbetet te Leicesteri, të cilit iu bashkua në vitin 2011.
Schmeichel është kapiten i Leicesterit dhe ka fituar një titull kampioni të Anglisë me këtë ekip. Këtë sezon, ai ka 42 paraqitje në të gjitha garat.