Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nice zyrtarizon Schmeichelin

Skuadra nga Ligue 1 e Francës, Nice ka zyrtarizuar të mërkurën mbrëma transferimin e portierit Kasper Schmeichel.

Në njoftimin e Nices thuhet se është arritur marrëveshja me Leicesterin për portierin 35-vjeçar nga Danimarka.

Për Schmeichelin, i cili kishte kontratë me Leicesterin, Nice ka paguar rreth dy milionë euro me bonuse.

Schmeichel me ekipin e ri ka firmosur kontratë trevjeçare.

Schmeichel ka qenë pjesë e Leiceser Cityt prej vitit 2011 dhe për ekipin anglez ka regjistruar mbi 500 paraqitje në të gjitha garat.

Ai me Leicesterin ka fituar edhe një titull kampioni të Anglisë.