Kasper Schmeichel ka njoftuar tërheqjen nga futbolli në moshën 39-vjeçare. Portieri i Celticut dhe Danimarkës ka vendosur të pensionohet pasi nuk është në gjende të rikuperohet mjaftueshëm nga një lëndim serioz në shpatull.
Ai nuk ka luajtur që nga muaji shkurt, ndërsa pas konsultimit me kirurgë, ka vendosur për tërheqje.
“Besoj se tani është koha e duhur”, ka thënë danezi i njohur.
Ai ishte lënduar derisa po luante për Danimarkën ndaj Portugalisë në mars 2025. Dhe vazhdoi të luante pasi ishin kryer të gjitha zëvendësimet e mundshme.
Kasper është djali i legjendës së Manchester Unitedit, Peter Schmeichel. Ai u lëndua edhe më rëndë në shkurt të këtij viti në humbjen e Celticut nga Stuttgarti.
Schmeichel ishte i vendosur të vazhdonte të luante, por kjo është e pamundur.
Edhe
Souçek largohet i lënduar nga Botërori
Kasper Schmeichel i ka 120 ndeshje me Danimarkën, ndërsa është paraqitur në Kupën e Botës 2018 dhe 2022. Me Danimarkën arriti në gjysmëfinale të Euro 2020.
Ishte për dhjetë vjet te Leicester City dhe fitoi Premier Leaguen në vitin 2016. Ka bërë karrierë edhe te Nice dhe Anderlechti.