Portieri Kasper Schmeichel ka arritur marrëveshje personale me ekipin nga Franca, Nice ka raportuar “Daily Mail” të martën. Drejtuesit e Nices janë në negociata me Leicesterin për Schmeichelin, pasi danezi ka kontratë deri në vitin e ardhshëm.
Schmeichel ka vendosur të largohet këtë verë nga Leicesteri pasi nuk ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës që i skadon vitin e ardhshëm.
Leicesteri për ta lënë të lirë Schmeichelin po kërkon rreth tre milionë euro. Ai është pjesë e ish-kampionit të Anglisë prej vitit 2011.
Artikuj të ngjashëm