Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nice interesohet për Schmeichelin

Skuadra nga Ligue 1, Nice, ka shprehur interesim për portierin e Leicester Cityt, danezin Kasper Schmeichel. “L’Equipe” ka njoftuar të dielën se Schemichel është i gatshëm të transferohet në Francë dhe Nice për kartonin e tij po ofron rreth katër milionë euro.

35-vjeçari ka kontratë me Leicesterin deri në vitin e ardhshëm dhe është i gatshëm të largohet nga ekipi anglez pas një periudhe të gjatë.

Ai iu bashkua Leicesterit në vitin 2011 nga Leedsi dhe e ka fituar një titull kampioni në Premier League.