Klubi me pronarë shumë të pasur nga Britania dhe shumë ambiciozë, Nice, nuk ka pasur nisje të mirë në kampanjën e re të elitës së futbollit të Francës.
Kjo skuadër në radhët e veta ka transferuar yje të futbollit, që më parë kanë bërë karrierë edhe në Premier League.
Veterani danez, portieri Kasper Schmeichel, iu bashkua ekipit pas 11 vjetëve të kaluar te Leicester City, ndërsa ish-futbollisti i Arsenalit, Aaron Ramsey, nënshkroi kontratë si futbollist i lirë, pasi u largua nga Juventusi.
Më pas u transferua sulmuesi Nicolas Pepe si i huazuar nga Arsenali, para se ekipi t’i përforconte radhët e veta edhe me mesfushorin Ross Barkley, i cili ishte pjesë e Chelseat, por u largua si futbollist i lirë.
Nice do të luajë në udhëtim te Ajaccio të dielën në orën 15:00, në kuadër të xhiros së shtatë të futbollit francez.
Edhe
Pepe synon ta ringjallë karrierën me huazim te Nice
Nice e ka vetëm një fitore dhe pesë pikë nga gjashtë ndeshjet e para të kampionatit dhe ka shënuar vetëm katër gola, tri prej tyre nga penalltia.
Prej tash, Nice është nëntë pikë prapa top-treshes dhe vendit që dërgon në Ligën e Kampionëve.
Në muajin mars, kjo skuadër pozicionohej në vendin e dytë, para se të fillonte rënia e madhe e formës. Madje, në ndeshjen e fundit, iu desh fitorja për të përfunduar në vendin e pestë, që e dërgoi në Ligën e Konferencës për këtë sezon.
Nice po ashtu humbi edhe në Kupën e Francës nga Nantesi.
Kampioni në fuqi dhe skuadra e pandalshme aktualisht, Paris Saint-Germaini, do të luajë me Brestin në “Parkun e Princave” të shtunën në orën 17:00.
PSG-ja, që tani udhëhiqet nga trajneri Christophe Galtier, nuk është mposhtur në shtëpi në ligë tash e 24 ndeshje.
Edhe
Nice zyrtarizon Schmeichelin
PSG-ja prin në tabelë me 16 pikë në gjashtë ndeshje. Po kaq pikë ka edhe Marseille.
Ky vikend në elitën e futbollit francez shënon 90-vjetorin qëkur u zhvillua kampionati i parë në Francë.