Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Schalke fiton, i afrohet zonës së rehatisë

Schalke ka fituar ndeshje të rëndësishme të shtunën, për t’iu afruar në tri pikë zonës së rehatisë në elitën e futbollit të Gjermanisë.

Schalke të shtunën fitoi në shtëpi kundër Stuttgartit në kuadër të xhiros së 22-të, me rezultatin 2:1.

Dominick Drexler në minutën e 10-të dhe Marius Butler në minutën e 40-të, shënuan golat për skuadrën vendëse, kurse Borna Sosa realizoi për mysafirët në minutën e 63-të për rezultatin përfundimtar.

Schalke në vendin e fundit ka 16-të pikë, tri më pak se Bochumi, Hoffenheimi dhe Stuttgarti.