Schalke ka shënuar tjetër fitore në Bundesligë dhe është larguar nga vendi i fundit i Bundesligës gjermane.
Schalke të shtunën fitoi në udhëtim te Bochumi me rezultatin 2:0, në kuadër të xhiros së 23-të të Bundesligës.
Ishte ndeshja e gjashtë rresht pa disfatë në elitën gjermane për Schalken.
Autogoli i portierit Manuel Riemann i dha epërsinë e parë mysafirëve, kurse Marius Bulter shënoi për rezultatin përfundimtar në këtë ballafaqim.
Me këtë fitore, Schalke ngjitet në pozitën e parafundit në tabelë dhe ka 19 pikë, aq sa ka edhe Bochumi në vendin e fundit pas kësaj disfate.
19 pikë ka edhe Hoffenheimi në vendin e 16-të.
Artikuj të ngjashëm