Lionel Scaloni është vetëm një fitore larg bashkimit me trajnerët më të mëdhenj në histori të Argjentinës, me ish-fituesit e Kupës së Botës, Cesar Luis Menotti dhe Carlos Bilardo.
I angazhuar për pozitën e nxehtë, si selektor i përkohshëm në vitin 2018, pas përfundimit të mbretërimit të stuhishëm të Jorge Sampaolit, Scaloni, 44 vjeç, e ka bërë punën e tij duke e çuar Argjentinën në prag të një kurore të tretë të Kupës së Botës.
Nuk mund të ishte më i theksuar kontrasti mes Sampaolit të zjarrtë dhe Scalonit të nënvlerësuar, asistentit të Argjentinës në Botërorin e kaluar.
Emërimi i tij pas një largimi të trazuar nga 1/8 e finales në Rusi u prit me kritika dhe mosmiratim të gjerë nga ata që mendonin se Scalonit i mungonin kualifikimet e nevojshme. I ndjeri Diego Maradona, ish-trajner i Argjentinës, ofroi një vlerësim veçanërisht të zbehtë në atë kohë. Ikona kishte lavdëruar karakterin e Scalonit, por duke shtuar: “Ai nuk është as i aftë të drejtojë trafikun”.
Scaloni nuk kishte përvojë të mëparshme si trajner, por supozohej të ishte në krye vetëm për dy muaj, ndërkohë që federata kërkonte pasardhësin e Sampaolit. Ai trashëgoi një skuadër të plagosur nga një seri gabimesh - humbja në finalen e Kupës së Botës 2014 u pasua nga humbjet e njëpasnjëshme në finalen e Copa Americas ndaj Kilit me penallti në vitin 2015 dhe 2016. Shqetësimi i menjëhershëm i Scalonit ishte e ardhmja e Lionel Messit, i cili u tërhoq për një kohë të shkurtër nga Argjentina në vitin 2016 dhe ishte i zhgënjyer nga dështimi i Argjentinës në Kupën e Botës 2018.
Edhe
E premtja për Scalonin do të jetë e veçantë
Por sulmuesi i ishte i impresionuar nga vizioni i Scalonit për ekipin si dhe prania e idhullit të tij Pablo Aimar në stafin stërvitor, së bashku me ish-bashkëlojtarët Roberto Ayala dhe Walter Samuel. Trajneri argjentinas po krijon një skuadër sipas imazhit të tij, me 19 nga 26 lojtarët në Katar që luajnë në Kupën e tyre të parë botërore.
“Ai ndihmoi në zbulimin e lojtarëve si Nahuel Molina, Cristian Romero, Lisandro Martinez dhe Alexis Mac Allister, të cilët i kanë dhënë skuadrës një identitet dhe mbi të gjitha i kanë dhënë Leo Messit opsionet e lojës që nuk i kishte në Botërorin e fundit”, tha Jorge Burruchaga, shënuesi i golit të fitores në finalen e vitit 1986.
Argjentina do të shfaqet në finalen e saj të gjashtë të Kupës së Botës kundër Francës, të dielën, por Scaloni është i shpejtë për të minimizuar krahasimet me trajnerët më të mirë të vendit, duke përfshirë Menottin, Bilardon dhe Alejandro Sabellan, i cili i çoi Argjentinën në finalen e vitit 2014.
“Nuk mund ta krahasoj veten me trajnerë të tjerë. Më mbush me krenari të shkoj në finale dhe të përfaqësoj vendin. Por nuk mund ta vendos veten në të njëjtin nivel me ata. Thjesht ndihem i privilegjuar që jam në finale”, insistoi Scaloni të premten.
Për shumë njerëz, Scaloni kombinon karakteristikat e mprehtësisë taktike të Menottit dhe pragmatizmit të Bilardod.
Edhe
Scaloni mund të japë dorëheqje
“Stafi stërvitor është i angazhuar tërësisht. Trajnerët janë të përfshirë çdo ditë për të mësuar gjithnjë e më shumë dhe i përkushtohen lojtarëve në mënyrë besnike”, tha Menotti, tani 84 vjeç, pas fitores në gjysmëfinale të Argjentinës ndaj Kroacisë të martën.
Scaloni udhëhoqi Argjentinën në një ecuri prej 36 ndeshjesh pa humbje, drejt Kupës së Botës, kulmi i së cilës ishte triumfi në Copa America 2021 në Brazil, i cili i dha fund një pritjeje 28-vjeçare për trofeun.
Një humbje tronditëse nga Arabia Saudite në hapjen e turneut në Katar e pengoi Argjentinën të barazonte rekordin botëror prej 37 ndeshjesh pa humbje të mbajtur nga Italia.
Messi e përshkroi atë pengesë si “goditje të rëndë”, por Scaloni qëndroi në idetë e tij duke bërë gjithashtu rregullimet e nevojshme në ekip. Aktivizoi Julian Alvarezin për të gjallëruar sulmin. Scaloni bëri thirrje për qetësi dhe largoi çdo shqetësim, duke nxitur një ndjenjë perspektive.
Edhe
Scaloni konfirmohet në krye të Argjentinës
“Duhet të kesh një sens të shëndoshë, është vetëm një ndeshje futbolli”, tha ai pas humbjes 2:1. “Është e vështirë t'i bësh njerëzit të kuptojnë se dielli do të lindë nesër, fitove apo humbe”.
Pas asaj humbjeje, kanë pasuar pesë fitore radhazi. Dhe një tjetër në stadiumin “Lusail” të dielën, do ta shihte Scalonin të arrinte një sukses që as Menotti dhe Bilardo nuk e kishin, duke e fituar titullin e botës pas triumfit në Kupën e Amerikës.