Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sanchezi mungon në testet anti-doping

Alexis Sanchez është përfshirë në polemikat në Angli për mungesën e tij në testet antidoping, kur ende ishte pjesë e Arsenalit.

Sipas medieve angleze, disa agjentë të antidopingut janë paraqitur të enjten e kaluar në qendrën stërvitore të “Topçinjve”, për të kryer një kontroll rutinë, por që nuk kanë mundur ta realizojnë me sulmuesin kilian, i cili nuk ishte i pranishëm për faktin se do të kalonte te Manchester United, çka ndodhi zyrtarisht pak ditë më vonë, më saktësisht të hënën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Drejtuesit e të dy klubeve të përfshirë në këtë transferim, duhet të justifikojnë mungesën e lojtarit, i cili duhet të ketë argumente bindëse për të shmangur ndonjë dënim të mundshëm.

Rregulloja e Federatës së Futbollit e parashikon qartë: të gjithë klubet e Premier Ligës duhet të japin informacione për adresën, ditën dhe orarin e fillimit dhe mbarimit të stërvitjes, vendbanimin e lojtarit, në mënyrë që të mund të kryhen kontrollet antidoping.