Arsene Wenger ka pranuar se Arsenali është përgjegjës që ish-lojtari Alexis Sanchez mungoi në testet antidoping para kalimit te Manchester Unitedi.
Kiliani pritej të testohej të hënën kur u finalizua marrëveshja mes klubeve. Këtë test londinezët nuk e kanë raportuar te shefat e Federatës së Futbollit të Anglisë dhe te zyra anti-doping e Britanisë.
Zyrtarët kanë pyetur për mungesën e Sanchezit, ndërsa Wenger ka insistuar se klubi i tij nuk ka çfarë të fshehë dhe se ishte gabim nga ana e tij.
“Më e rëndësishmja është që qëllimi ishte i duhur”, ka thënë Wenger në konferencën për media.
“Qëllimi i Alexis nuk ishte që të fshihej – as qëllimi jonë nuk ishte i tillë. Nuk kemi çfarë të fshehim. Duhet të kompletoni dokumentacionin e punës, të udhëtoni dhe të hënën ai ishte lojtar i ynë? Nuk e dini se çfarë ndodhë me bisedimet. Ishte ngjarje e veçantë që ai të mungonte në teste sepse ishte i zënë me diçka tjetër”, ka sqaruar Wenger.