Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sanchezi kërkon ekip ku luan rregullisht, i afrohen klubet nga Italia

Foto: Reuters

Alexis Sanchez brenda dy ditëve të ardhshme pritet të largohet nga Manchester Unitedi në kërkim të një skuadre ku mund të luajë rregullisht.

Sulmuesi kilian nuk luajti në ndeshjen e parë të sezonit dhe ka startuar vetëm 4 herë që kur ekipin e mori nën udhëheqje Ole Gunnar Solskjaeri.

Trajneri norvegjez ka thënë se Sanchezi do të qëndrojë, por 30-vjeçari synon të kthehet në Itali.

Sipas Solskjaerit, ai nuk luajti fundjavën e kaluar pasi i mungon përgatitja fizike, të cilën ai duhet ta arrijë në tri javët e ardhshme.

Agjenti i Sanchezit, Fernando Felicevich, ishte takuar gjatë verës me Juventusin, derisa edhe Napoli e Milani kanë shprehur interes për të.