Sport

Sanchez mund të kthehet në Angli

Sulmuesi Alexis Sanchez pritet që sezonin e ri të luajë në Premier League. “Daily Star” ka bërë të ditur, të martën, se Sanchez mund t’i bashkohet Aston Villas.

Është trajneri i ekipit anglez, Steven Gerrard, që po insiston në transferimin e kilianit. 33-vjeçari është nxjerrë në shitje nga Interi dhe ekipi italian për kartonin e tij po kërkon të paktën pesë milionë euro. Sanchez është pjesë e Interit prej vitit 2019, kurse karrierë në Angli ka bërë edhe te Manchester Unitedi e Arsenali.

Me fanellën e Interit, Sanchez shënoi nëntë gola dhe asistoi pesë herë në sezonin 2021/22. Po ashtu, interesim për Sanchezin kanë shfaqur edhe Marseille e Atletico Madridi.