Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sanchezi po mendon largimin nga Unitedi

Alexis Sanchez raportohet se ka filluar të mendojë për largimin nga Manchester Unitedit.

Klubi nga Manchesteri transferoi Sanchezin nga Arsenali gjatë muajit janar, por kiliani ka realizuar vetëm katër gola nga 25 paraqitje për Unitedin në të gjitha garat.

Ai realizoi golin e fitores ndaj Newcastle Unitedit, por sipas Daily Mail, kiliani është i hapur për një largim nga Old Trafford.

Agjenti i tij ka filluar punën për të gjetur një tjetër klub të interesuar për të që mund të hezitojnë për transferim shkaku i pagës së lartë që ka tek Unitedi.

29-vjeçari ka katër vjet në kontratën aktuale.

Artikuj të ngjashëm