Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sabalenka ndaj Bençiqit në rundin e katërt në “Australian Open”

Bartësja e pestë e turneut Grand-Slam “Australian Open”, Aryna Sabalenka, ka vazhduar me formë të mirë.

Ajo në duelin e fundit mposhti Elise Mertensin, për të arritur në rundin e katërt të turneut.

Bjellorusja që po e synon titullin e parë Grand-Slam, mposhti belgen me rezultatin 2:0 në sete, 6:2 dhe 6:3.

24-vjeçarja ende nuk e ka humbur asnjë meç në vitin 2023.

Në rundin tjetër takohet me Belinda Bençiqin.

Tenistja zvicerane, bartëse e 12-të e turneut, kaloi në rundin e katërt me fitoren 6:2 dhe 7:5 në sete, ndaj Camila Giorgi të Italisë.

Bençiqi ka nëntë fitore të njëpasnjëshme.

Edhe Sabalenka ndaj Rybakinas në finalen e Melbournet Sporte të tjera Sabalenka ndaj Rybakinas në finalen e Melbournet

Karolina Plishkova dhe Donna Vekiq po ashtu kanë kaluar në 1/8 e finales të shtunën.

Plishkova mundi rusen Varvara Grancheva 6:4 dhe 6:2, ndërsa Vekiqi fitoi ndaj spanjolles Nuria Parrizas Diaz, 6:2 dhe 6:2.

Tinejxherja çeke Linda Fruhvirtova 17-vjeçare, shkoi në rundin e katërt të një Grand-Slami për herën e parë, pas fitores 7:5, 2:6 dhe 6:3, ndaj bashkëkombëses, Marketa Vondrousova.