Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ronaldo merr ofertë 250 milionë funte

Cristiano Ronaldo ka marrë ofertë të vlefshme prej 250 milionë funteve, për ta mbyllur karrierën në Arabinë Saudite, ka shkruar “CNN Portugal” të enjten.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” është në qendër të vëmendjes në këtë afat kalimtar të verës.

Një skuadër e Arabisë Saudite, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, dëshiron që ta ketë në skuadër yllin e Manchester Unitedit.

Transferimi është kërkuar të bëhet për 25 milionë funte, ndërsa portugezi do të përfitonte nga 105 milionë funte për secilin sezon në dy vjetët e ardhshëm.

Ndërkohë menaxherit të tij, Jorge Mendesit, do t’i takonin 20 milionë funte.

37-vjeçari Ronaldo realizoi 24 gola dhe pati tri asistime në 38 ndeshje në të gjitha garat në edicionin që shkoi.