Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Vetëm Ronaldo e meriton pagën multimilionëshe

Cristiano Ronaldo

Ish-ministri i Sportit në Arabinë Saudite, Prince Abdullah bin Mosaad, ka thënë se Cristiano Ronaldo, i cili iu bashkua Al Nassrit në dhjetor të vitit 2022, është i vetmi futbollist i huaj në elitën saudite që e meriton pagën multimilionëshe. 

Prince Abdullah në postin e ministrit ishte prej vitit 2014 deri në vitin 2017, ndërsa deklaratat e fundit i dha në një intervistë në programin televiziv “Fi Al-Marama”. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ronaldo është i vetmi futbollist i huaj që i meriton të ardhurat për shkak të ekspozimit global që i sjellë ligës dhe shtetit. Shumë të tjerë paguhen më shumë se që e meritojnë”, ka thënë ai për portugezin Ronaldo. 

Ronaldo ka pagë vjetore prej 211 milionë dollarë, apo katër milionë dollarë në javë.