Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma synon transferimin e Lacazettes

Roma është në kërkim të një sulmuesi për ta zëvendësuar Edin Xhekon.

Sipas mediave italiane, drejtuesit e skuadrës kryeqytetase janë duke e monitoruar situatën e sulmuesit Alexandre Lacazette.

Sulmuesi francez mund të largohet nga Arsenali pasi nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës.

Kontrata aktuale e Lacazettes me londinezët skadon në vitin 2022.

Roma është e gatshme të paguajë mbi 25 milionë euro për francezin.

29-vjeçari këtë sezon ka shënuar 13 gola dhe ka bërë tri asistime në të gjitha garat.