Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma pas Lacazettes

Roma është në kërkim të një sulmuesi të ri. Trajneri Jose Mourinho po synon transferimin e sulmuesit të Arsenalit, Alexandre Lacazette.

Francezi nuk e ka vazhduar kontratën me Arsenalin që i skadon këtë verë.

Trajneri portugez, Mourinho, do të tentojë ta bindë Lacazetten të transferohet si futbollist i lirë në kryeqytet.

Lacazette këtë edicion me “Topçinjtë” në të gjitha garat ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë tetë asistime.